Darka e largimit të vonuar në vilën e gabuar…

Romana Vllahutin ka bërë ceremoninë e largimit të saj nga Shqipëria në Vilën e Gabuar, të përfolur për korrupsion në shuma të mëdha dhe sepse është të blerë nga një trafikant droge.

Opozita nuk ka marrë pjesë në këtë ceremoni dhe ky veprim është interpretuar si një mesazh i qartë për implikimin tashmë të diskutuar në shtypin shqiptar dhe atë të Brukselit të Romana Vllahutin, në një aferë korruptive për blerjen me një çmim shumë të lartë të Vilës së BE, por edhe për faktin se këtë marrëveshjeje shit-blerjeje është nënshkruar nga një trafikant droge.

Vllahutin për tju shmangur këtyre interpretimeve ka lënë të kuptohet se kjo darkë largimi është edhe për Donald Lu, duke menduar se opozita për këtë arsye nuk do të mungonte në ceremoni dhe media shqiptare do të hezitonte ta stigmatizonte darkën e largimit të saj…

Por darka e largimit të ambasadores së përfolur për lidhjet e ngushta më Rama, dhe dyshimet e shumta për kompromentimin e saj nga Rama, pikërisht se është bërë në Vilën e Gabuar ka detyruar opozitën të mos marrë pjesë, ndonëse alibia e mospjesëmarrjes ka qenë e lidhur me diskutimet në seancë plenare të ligjit të përfolur për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar.

Ndër të tjera, Darka e Largimit në Vilën e Gabuar të ambasadores së përfolur Vllahutin ka ndotur edhe ambasadorin e ri të SHBA në Kirgistan Donald Lu. Sepse në sytë e shqiptarëve të thjeshtë ambasadori Lu u perceptual edhe në momentin e fundit si shumë i vendosur për kapjen e peshqëve të mëdhenj të korrupsionit, të lidhur me klanet e familjet mafioze dhe trafiqet…

Përfundimisht mund të thuhet se imazhi që shqiptarët e thjeshtë kishin krijuar për ambasadorin Lu është shkërmoqur kur kanë parë që edhe Lu ka pranuar ti bëhet përcjellja nga Shqipëria në Vilën e Gabuar. Kishin dyshuar shumë më parë, por kur i panë skenat e pjesëmarrjes së tij në Vilën e Gabuar, u bindën se Lu kishte qenë pranë Ramës së bashku me Vllahutin…sidomos për reformën në drejtësi…

Dhe këtë gjë e bëri të qartë si drita e diellit deklarata e Lulzim Bashës, e artikuluar, pasi Lu, në mes të Ramës dhe Xhafajt kishte bërë deklaratën për Klement Balilin:

Ambasador, dy peshqit e mëdhenj të korrupsionit, krimit dhe trafiqeve që duhen kapur dhe ndëshkruar janë në dy të krahët tuaj….Duke lënë të kuptohet se shqiptarët nuk janë naivë dhe presin nga ambasadorja e ardhshme që të kërkojë ndëshkimin e Ramës, Xhafajt, Tahirit, Gjiknurit, Ahmetajt, Ballës, Dakos, e tjerë që janë peshqit e mëdhenj që kanë ndotur jo vetëm Adriatikun por edhe Mesdheun…