VIDEO/ Basha: 75 hajdutë dje ligjëruan korrupsionin dhe krimin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar sot Edi Ramën dhe 75 deputetët e tij si hajdutë, si njerëz që ligjëruan vjedhjen, korrupsionin dhe pastrimin e parave.

‘Kryehajduti dhe banda e tij posaçërisht e kanë kthyer parlamentin në noter të akteve kriminale, ose do të tërhiqen ose do të zhbëhet nga populli që është më i madh se 75 hajdutët’, u shpreh kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë një konference për mediat.

Pjesë nga deklarata e Lulzim Bashës:

Akti i djeshëm është një ligj që ligjorën vjedhjen.

Akti i djeshëm është vjedhja e tokës publike për të ndërtuar 6 kulla. Akti i djeshëm është bërë vetëm për të pastruar paratë e drogës.

OSBE para disa vitesh tha se Edi Rama kishte vjedhur 200 milionë euro. Imagjinoni se çfarë ka fituar këto vite.

Ligji që ka miratuar dje Kuvendi është anti-kushtetues dhe shkatërrim i shtetit ligjor.

Dje Kuvendi ka votuar për të miratuar vjedhjen dhe shkatërrimin. Deri dje krimi e korrupsioni ishin të jashtëligjshëm, por mbrëmë 75 hajdutë votuan për ta ligjëruar.

Projekti i Edi Ramës është një akt barbar ndaj kulturës, një akt që edhe komunistët nuk e bënë dot.