FOTO/ Jo vetëm i mesnatës, ja sa tërmete ranë gjatë orëve të fundit

Tërmetet në vendin tonë kanë vazhduar prej 48 orësh.

Lëkundjet e tokës që u ndjenë gjatë natës, futën në panik banorët e zonave Durrës dhe Tiranë.

Të shumtë kanë qenë banorët që kanë ndjerë lëkundjet.

Por duket se një tërmet më i fuqishëm ka lëkundur vendin në orët e mëngjesit.

Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit në orën 03:51 minuta një tërmet prej 3.3 ballësh i shkallës Rihter ka goditur Shqipërinë.

Por këtë herë epiqendra ka qenë në malet që rrethojnë Lezhën e jo në Durrës.

Më poshtë keni hartën e tërmeteve të rëna në 12 orët e fundit në Shqipëri.