Reali ka një kërkesë për Ronaldon, para se të pranojë ofertën e Juventusit

Telenovela për të ardhmen e Cristiano Ronaldos duket se ka lënë në hije Kupën e Botës.

5 herë fituesi i Topit të Artë, kurrë nuk ka qenë më i përfolur për largim nga Real Madrid që nga transferimi nga Manchester United në vitin 2009.

Mediet në Spanjë dhe Itali janë duke raportuar vazhdimisht se Cristiano Ronaldo është rrugës për t’iu bashkuar Juventusit për 100 milionë euro.

Në anën tjetër, ‘AS’ raporton se Real Madrid janë të gatshëm të pranojnë ofertën 100 milionë euro të Juventusit për Ronaldon, por me vetëm një kusht.

‘Los Blancos’ kërkojnë që Ronaldo fillimisht të shpjegojë publikisht arsyet për largim, kur dihet se ka kontratë me Realin deri në vitin 2021.