Agjenti Mendes gati zyrtarizon largimin: Fazë e re në karrierën e Ronaldos!

Ronaldo shumë pranë Juventusit dhe tashmë ka ngelur vetëm zyrtarizimi.

Kjo pritet të bëhet transferta më e bujshme e kësaj merkatoje të zjarrtë ndërsa nënshkrimi me 5 herë fituesin e “Topit të Artë” do të jetë një xhevahir për Serie A, shkruan "Tuttosport", raporton SYRI.net.

Agjenti Jorge Mendes ka konfirmuar se “nëse Cristiano Ronaldo largohet nga Real Madrid, do të jetë një fazë e re dhe një sfidë për karrierën e tij brilante”.

“Nëse Cristiano Ronaldo largohet nga Real Madridi, ai do të jetë përjetësisht falënderues klubit, presidentit, tërë skuadrës, stafit mjekësorë, tifozëve dhe tërë madrilenëve në tërë botën”, ka thënë ai.

“Do të jetë një fazë e re dhe një sfidë e re për karrierën e tij brilante”, ka përfunduar ai.

Mediat në Itali raportojnë se Cristiano Ronaldo mund të udhëtojë në Torino të shtunën (7 korrik) për të kompletuar transferimin e tij për 100 milionë euro nga Real Madridi në Juventus.