FOTO/ Me forcën e kartonëve, Rama vendos prishjen e Teatrit Kombëtar

Është tensionuar sërish situata mbrëmjen e sotme në parlament. Në momentin që kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka marrë fjalën dhe ka kërkuar fillimin e votimit, deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren.

Gjatë gjithë ditës së sotme deputetë e opozitës dhe qytetarët jashtë parlamentit kanë kërkuar tërheqjen e projektligjit për prishjen e Teatrit. Projektligji ka kaluar me 75 vota. Në këtë mënyrë mazhoranca me forcën e kartonit, kaloi ligjin për Teatrin.