Harrojeni Ronaldon, Reali zyrtarizon transfertën e parë. Kalon testet mjekësore

Cristiano Ronaldo është shumë pranë largimit nga Reali i Madrid dhe transferimi te Juventusi tashmë është vetëm çështje orësh.

Ndërkohë drejtuesit e “Los Blancos” kanë punuar edhe për merkaton në hyrje.

 Sot ‘galaktikët’ kanë zyrtarizuar marrëveshjen me Real Sociedad për mbrojtësin e krahut të djathtë, Alvaro Odriozola.

Spanjolli do të transferohet te kampionët e Europës në fuqi për 40 milionë euro.

Odriozola do të nënshkruaje një kontratë 6-vjeçare.