Opozita braktis ceremoninë e largimit të Vlahutin

Opozita shqiptare ka vendosur që të vazhdojë betejën e saj në Kuvend dhe të mos shkojë në ceremoninë e largimit të organizuar nga ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.

Kjo ceremoni e organizuar së bashku me ambasadorin e SHBA-së në Tiranë është mbajtur në rezidencën e Vlahutin në një kompleks vilash në periferi të Tiranës.

Por burime të sigurta pranë përfaqësuesve të opozitës kanë thënë se edhe pse kanë pasur ftesë për ceremoninë e sotme, kanë vendosur që të mos shkojnë.

Mësohet se opozita e ka marrë këtë vendim për shkak të rolit që ka luajtur ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin në mos denoncimin e kanabisit, apo fenomeneve të tjera negative të qeverisë së Edi Ramës.