Shpërndarësit e drogave të forta ‘dynden’ drejt plazheve, prangosen dy ‘shitës’ në Vlorë e Sarandë

Sezoni i plazhit “ka joshur” jo vetëm pushuesit drejt detit, por edhe shpërndarësit e drogave të forta. Për pasojë, dy persona, që shpërndanin heroinë dhe kokainë në Vlorë e Sarandë, janë prangosur nga Policia, ndërsa janë bllokuar edhe doza të konsiderueshme droge.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Seksioni për narkotikët

Sekuestrohen 59 doza Heroinë dhe një sasi lekësh cash.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë dy të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, kanë finalizuar operacionin ''Red'', ku është arrestuar në flagrancë shtetasi:

D. A., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Do të procedohen në gjendje të lirë shtetasit D. B., 20 vjeç, dhe M. L., 30 vjeç, të dy banues në Vlorë.

U krye arrestimi i shtetasit D. A., pasi është kapur në flagrancë duke shitur lëndë narkotike të llojit Heroinë, shtetasve D. B., dhe M. L.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 59 doza Heroinë dhe një sasi lekësh cash.

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin “White”, ku kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

S. H., 20 vjeç, banues në Tiranë,

J. H., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas u kapën në lagjen nr. 1', me 23 doza Kokainë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 e Kodit Penal.