PS vendos të votojë ‘Pro’ prishjes së Teatrit

Partia Socialiste ka përfunduar mbledhjen e grupit parlamentar, ku ka diskutuar se cila do të jetë vota e saj për projektligjin për teatrin kombëtar.

Në mbledhjen e grupit është vendosur unanimisht që të votohet pro prishjes së teatrit.

Ndërkohë që më herët PD dhe LSI në mbledhjet e grupit parlamentar kanë vendosur që të japin votën e tyre kundër këtij projektligji.