Jessica Alba mes aktoreve të ngacmuara seksualisht

Ylli i filmave, Jessica Alba ka qenë një aktiviste vokale për barazinë femërore.

Në një intervistë për CNN, aktorja e famshme Alba tha se beson se lëvizja #MeToo gjithëpërfshirëse për Hollyëood dhe përtej saj është vonuar shumë.

Ajo gjithashtu foli për përjetimin e ngacmimeve seksuale  gjatë gjithë karrierës së saj.

37-vjeçarja hyri në industrinë e argëtimit në adoleshëncë.

E pyetur nëse kishte përjetuar ngacmime seksuale, ajo tha: "Sigurisht që po, gjatë gjithë kohës."

"Ju ndoshta nuk duhet ta pranoni, por si një aktore e re që rritet në këtë biznes duhet ta pranoni të trajtoheni në këtë formë. Dhe kjo nuk është diçka që e miratoj, sinqerisht … Shumë shpejt kam mësuar se si të dal prej situatave të tilla, megjithatë, nuk ndodhi asgjë serioze,"-tha aktorja.