E zbulon gazetari spanjoll: Arrihet marrëveshja Ronaldo – Juventus

Duke folur në kanalin e tij të youtube, gazetari i njohur spanjoll i Sky Sports, Guillem Balague ka thënë se Ronaldo ka arritur marrëveshje me Juventusin

“Tregimi mendojë unë, ndoshta edhe informata ka ardhur nga kampi i Ronaldos. Gjithçka është arritur dhe Juventus pritet që të paguaj 100 milionë euro”, thotë ai.

“Fillimisht Reali kishte thënë se duhet të paguani më shumë por pasi informata ka dalë Madridi duket se dëshiron ta lejojë të largohet atë”.

“Tani kemi të bëjmë me një ndeshje poker me Ronaldon që thotë “po largohem” dhe Perez që i ka thënë “Ok, mund të shkosh”.

“Por marrëveshja është aq e hapur saqë mund të prishet në cdo pikë në atë mënyrë që asnjëherë s’është bërë më parë”, ka thënë eksperti i transferëve në Spanjë, Balague.