Era Istrefi në lidhje me producentin e këngës së botërorit?

Këngëtarja kosovare me famë botërore Era Istrefi, së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes me pjesëmarrjen e saj në këngën e cila është realizuar për Kampionatin Botëror të futbollit.

Ajo është përfolur gjithashtu për lidhjen, e më pas ndarjen nga ish menaxheri i saj Faton Shoshi.

Por në një fotografi që Era e ka postuar Instagram, asaj i ka komentuar producenti i këngës së botërorit, Thomas Wesley Pentz, i njohur me emrin artistik Diplo.

“I love you” (Të dua), i ka shkruar Diplo Erës në fotografi, ndërsa ajo nuk ka hezituar të ja kthejë komentin atij, duke i shkruar “Ily too” (Edhe unë të dua).

Mbetet të shihet nëse në mes tyre ka një lidhje dashurie, apo këto janë thjeshtë komente në mes kolegësh.