Vëllai i ish-deputetit historik të PS, kundër shembjes së Teatrit Kombëtar

Aktori dhe regjisori Zehrudin Dokle, vëllai i ish-deputetit Namik Dokle proteston për shembjen e Teatrit Kombëtar. Prej vitesh ai jeton dhe zhvillon aktivitetin e tij kulturor në Sofje të Bullgarisë dhe prej andej vjen edhe kjo foto në mbështetje të kolegëve të tij në Shqipëri.

“Unë jam teatri” shkruhet në parullën që mban në dorë Dokle, ndërsa fotoja është shkrepur para Teatrit Kombëtar në Sofje.

Zehrudin Dokle është vëllai i Namik Dokles i cili për më shumë se 20 vite ka qenë deputet i Partisë Socialiste. Namik Dokle e la politikën para 1 viti, pasi Edi Rama nuk e kandidoi më për deputetët, atë dhe as figura të tjera të vjetra në PS, si Arta Dade.