Një 31- vjeçar shqiptar largohet forcërisht nga Italia, ja arsyeja

Zyra e Imigracionit e Policisë në Biella, Itali shoqëroi një shtetas shqiptar në kufi, duke e përzënë nga territori italian. Personi, 31 vjeç dhe që jetonte në qytet, ishte i njohur në polici për krime kundër pasurisë dhe personit.

Për të, u vendos të lëshohej një urdhër deportimi si masë alternative për paraburgim. I riu u shoqërua nga agjentët në aeroportin e Malpensës, me urdhrin të largohen menjëherë nga vendi. Përgatiti, SYRI.net