VIDEO/ Basha ka një përgjigje për Lu-n: Peshkun e madh e kishe sot në krah

Kreu i PD-së Lulzim Basha i ka dhënë një përgjigje deklaratave të ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, Donald Lu i cili sot në një aktivitet me Edi Rama dhe Fatmir Xhafën kritikoi policinë se nuk kishte kapur peshqit e mëdhej.

Duke iu drejtuar ambasadorit amerikan, Basha tha se peshqit e mëdhenj i ka në krah në çdo pritje zyrtare.

‘Pesë vjet bashkëqeverisje me krimin dhe do të vazhdojë çdo ditë sa kohë të jetë në pushtet.

Mos’hapja e negociatave ishte rezultat i krimit dhe korrupsionit të Edi Ramës.

Oqean? Mos gënjeni veten tuaj zotërinj ambasadorë se shqiptarët nuk gënjehen më! Peshqit e mëdhenj janë në krahun tuaj në çdo pritje zyrtare dhe në podiumin e qeverisë këtu në parlament.

Edi Rama zgjodhi krimin dhe jo Shqipërinë dhe sot ai nuk del dot më nga vatha e krimit. Ai nuk është thjesht një politikan ballkanik i korruptuar dhe I inkriminuar: ai është një politikan i kapur dhe kontrolluar tërësisht nga krimi.

Shqipëria ka nevojë për ndryshime të mëdha. Por ndryshimi i parë dhe fillimi i të gjitha ndryshimeve është largimi i Edi Ramës dhe bashkë me të i regjimit të tij kriminal. Vetëm atëherë Shqipëria do të ketë sërish mundësinë të shohë përpara më optimizëm’, tha kreu i opozites, Lulzim Basha në Kuvend.