Shkatërrohet grupi greko-shqiptar që trafikonte drogë të fortë

Policia greke ke asgjësuar një grup kriminal të trafikut të drogës të përbërë nga shtetas vendas dhe shqiptarë, me moshë nga 35 deri 77 vjeç.

Gjatë kontrolleve në banesat dhe automjetet e të arrestuarve u gjetën dhe u sekuestruan 1,7 kg kokainë, 1,1 kg kanabis, ampula dhe pilula me anabolikë, 62.800 euro, 10.000 lekë.

U sekuestruan gjithashtu 7 automjete, një motoçikletë dhe një triçikël, si dhe 17 telefona celularë.

Policia nuk ka saktësuar se sa prej tyre janë grekë dhe sa shqiptarë.

Pas hetimeve disa mujore ka rezultuar se grupi kishte filluar aktivitetin të paktën që nga shkurti 2017 trafikonte kokainë dhe kanabis, në zonat e Larisas, Pierisë dhe Selanikut.