Kërkohet rikthimi në burg i Saimir Tahirit

Prokurori e Apelit e Krimeve të Rënda kërkon rikthimin në burg të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Pas vendimit për lirimin e tij nga arresti në shtëpi, Apeli ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për këtë vendim.

Krimet e Rënda kërkojnë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Saimir Tahirin, të cilin e akuzojnë për pjesëmarrje në trafik ndërkombëtar droge dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë.

Tashmë pritet një vendim i Gjykatës së Lartë për këtë kërkesë.