Balotelli qëndron në Francë, mungon vetëm firma me këtë klub

Mario Balotelli me shumë gjasa do të qëndrojë në kampionatin francez.

Sulmuesit italian i ka përfunduar kontrata me Nicën, por ai është pranë kalimit tek Olimpique De Marseille.

Klubi që doli në finalen e Europa League sezonin që lamë pas i ka bërë një ofertë 3-vjeçare Balotellit.

Pritet që italiani ta pranojë dhe të nënshkruajë për t’u transferuar në “Vellodrome”.

Me kontratën e re, Balotelli do të përfitojë 600 mijë euro në muaj. Kjo do të ishte paga më e lartë që klubi marsejez ka dhënë për një lojtar.