Një tjetër klub po interesohet për shitjen e Ronaldos

Zhvillimet e fundit që çojnë Ronaldon në Torino po mbushin faqet e para të gazetave.

Një lajm që do të gëzonte çdo tifoz të Juventusit dhe do të inatoste madrilenët. Shifra e përfolur është rreth 100 milionë euro.

Për këtë do të përfitojë edhe Sportingu, nëse ndodh. Rregulli i UEFA-s parashikon që nga shuma e paguar për çdo transferim, 5% e saj të shkoj për klubin ku lojtari ka dalë.

Sportingu do të ishte i lumtur që Ronaldo të transferohet në Torino, pasi do të përfitonte 5 milion euro.

Kur Reali e bleu nga Manchester United portugezët përfituan 2.93 milionë euro.

Ky është një shembull i mirë sesi një klub kujdeset për talentet e tij dhe përfiton nga një futbollist edhe 15 vite pasi ai është larguar nga klubi.