Artistët thirrje Ramës: Mos na çoni atje ku nuk do donit

Qindra e mijëra qytetarë i janë bashkuar sot protestës së artistëve para parlamentit të Shqipërisë.

Ata kanë kërkuar nga deputetët socialistë që të mos votojnë ligjin që do të çojë në shkatërrimin e Teatrit Kombëtar dhe ngritjen e kullave aty.

Artistët kanë bërë të ditur se nuk do të pranojnë prishjen e Teatrit Kombëtar.

‘I bëjmë thirrje Edi Ramës që të mos e kalojë ligjin sepse nëse e kalon ne do të përshkallëzojmë protestën tonë.

Mos e bëni këtë gjë, mos na çoni atje ku nuk do të donit të përballemi’, janë shprehur ata.