FOTO/ Emiri i Katarit viziton sot Francën

Emiri i Katarit Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani, zhvillon fillon sot një vizitë zyrtare në Francë, ku do të takohet me Presidentin Emmanuel Macron, me të cilin do të diskutojë perspektivat e bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve, dhe shkëmbimin e pikëpamjeve reciproke mbi zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Gjatë kësaj vizite, Emiri i Katarit do të takohet me zyrtarë të tjerë të lartë francezë për të nënshkruar disa marrëveshje në fusha të ndryshme.

Vizita e Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani në Francë ka një rëndësi të veçantë për Katarin për nga koha dhe përmbajtja, sidomos me krizën aktuale të Gjirit, pasi është vizita e tij e dytë në më pak se një vit (e para ishte më 14 shtator 2017), çka konfirmon bashkëpunimin e ngushtë dhe marrëdhëniet e forta pokitike, ekonomike dhe ushtarake mes dy vendeve.

Franca është partneri i shtatë ekonomik më i madh i Katarit dhe konsiderohet si një prej destinacioneve të preferuara nga investitorët katarianë jashtë vendit. Investimet e Katarit në Francë vlerësohet të kapin vlerën e rreth 30 miliardë USD. Gjithashtu, rreth 200 kompani franceze operojnë në sektorë të ndryshëm në Katar dhe punojnë në disa projekte strategjike infrastrukturore në kuadër të përgatitjeve që po zhvillon Katari për organizimin e Fifa World Cup 2022. Gjatë vizitës së presidentit francez në Doha në dhjetor 2017, dy vendet nënshkruan kontrata me vlerë 16 miliardë euro në fushën e mbrojtjes, aviacionit, transportit, dhe mjedisit.

Nga ana tjetër, gazeta franceze "Le Journal de L'Économie" konfirmoi se vizita e Emirit të Katarit në Paris sot, hap horizonte të reja për promovimin e bashkëpunimit dypalësh në shumë fusha.

Në një raport të titulluar "Pse marrëdhëniet dypalëshe midis Francës dhe Katarit janë në formë të mirë (Pourquoi les relations bilatérales entre la France et le Qatar sont au beau fixe)", gazeta franceze theksoi se "Sigurisht, Franca është është një partner strategjik i Katarit, falë afrimit të madh politik mes dy vendeve dhe përpjekjeve të përbashkëta për të arritur paqen dhe stabilitetin në rajonin e Lindjes së Mesme.

Gazeta vuri në dukje marrëdhëniet në rritje ekonomike, tregtare dhe të investimeve midis dy vendeve gjatë viteve të fundit, duke theksuar se Katari ka arritur të tejkalojë me sukses pasojat e bllokadës së imponuar ndaj tij prej më shumë se një viti nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti, ku Doha u mbështet tek partnerët e saj ndërkombëtarë, të cilët shprehën besimin e tyre të fortë tek Katari dhe qëndrimet e tij parimore.

Gjithashtu "Le Journal de L'Économie" konfirmoi fleksibilitetin e ekonomisë katariane në sajë të investimeve të kryera ndër vite në fusha të ndryshme jashtë sektorit të naftës dhe gazit.