Termetet që frikësuan Tiranën, a do këtë të tjerë, ja çfarë thotë specialisti

Pas lëkundjeve të njëpas njëshme gjatë ditës ë djeshme por ehe gjatë nëtës së sotme, specixlita I temrteve Rrapo Ormeni është shprehur se sot në mengjes ëhtë rregjistruar edhe një lekundje prej 3.9 ballësh ne Tiranë.

Eksperti ne Institutin e Gjeoshkencave i tha Ora news se deri tani janë regjistruar më shumë se 300 goditje tërmeti.

Sipas tij, “ky tërmet është një tërmet mesatar dhe tërmete të tilla me magnitudë mbi 5 janë tërmete që shoqërohen me, pas goditje, kjo sepse në goditjen kryesore nuk çlirohet e gjithë energjia e akumuluar dhe do të kërkohet të çlirohet derisa të vendoset gjendja e ekuilibirt. Çlirimi i saj kryhet nëpërmjet tërmeteve të tjera më të vegjël. Dhe kështu ka ndodhur me rastin konkret të këtij tërmeti që deri tani janë regjistruar 350 goditje nga të cilat dy prej tyre janë me magnitudë më të mëdha se 4, njëra 4.2 dhe tjetra 4.3.

Sot në mëngjes është regjistruar edhe një goditje me magnitudë 3.9. Duke u nisur nga pas goditjet, magnituda themi se kjo ka qenë goditja kryesore dhe këto janë pas goditje që vijnë duke u zvogëluar.

Është e pamundur të parashikohet tërmeti, thotë ai, por nisur nga tipologjia e këtij tërmeti, ky është tërmeti kryesor dhe këto janë pasgoditje që duke gjykuar në këtë drejtim nuk ka tërmete të tjera.