Mungesa e Gjykatës Kushtetuese, Shehi: Ky nuk është më shtet, ka dhunë nga shumica

Reforma në drejtësi ka shkuar mbrapa. Kishim një Gjykatë Kushtetuese e sot nuk kemi asgjë, kështu deklaroi kreu i LZHK, Dashamir Shehi duke folur për reformen në drejtësi. Sipas Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale dhe ky është një problem shumë i madh.

“Ishim një shtet që kishim Gjykatën Kushtetuese, jo shumë të keqe. Pse them jo shumë të keqe? Sepse pati kurajon  që për çështjen e Greqisë ti thoshte jo qeverisë që ishte në atë kohë. Sot nuk kemi asgjë. Nesër ne duam të ankohemi për ligjin për teatrin, ku do të shkojmë? Ky është një shtet që nuk është më shtet. E megjithatë nese do të kishim gjetur një ekulibër për ligjet, mos kishim këtë dhunë nga shumica derisa të mbusheshin këto vakanca. Këta vazhdojnë bëjnë ligje nga më të dhunshmet. E di pse e bëjnë këtë të teatrit me ligj? Sepse e dinë që nuk ka ku ankohet. Ç'nevojë ka për teatri për tu bërë me ligj, shprehet Shehi ne studion e Ora neës.

Sa i takon debatit për hapjen e negociatave me BE, Shehi tha se as nuk janë hapur dhe as ka një datë. Sipas tij vetë BE ka thënë se ky proces mund të ndodhë në dhjetor 2019 nëse plotësohen disa kushte.

“Ne as nuk na është hapur rruga as na është dhënë data. Që do hyjmë një ditë në Europë kjo dihet. Realitet është që skemi hyrë. Realiteti është që na e bënë të qartë që nuk jemi as në qershor të 2019, por jemi në dhjetor të 2019 nëse do të përmbushim disa kushte. Kjo gënjeshtra që ne hyjmë dhe na dhanë një ditë, kjo s'ka vlerë. Ne do të fillojmë të negociojmë me Europën pas 18 muajsh. Tani çfarë na kanë kërkuar?! Gjëra të thjeshta fare! Hiqni ministrat e korruptuar,  hiqni ata që kanë vëllezërit të dënuar për drogë. Nuk ka kanë kërkuar as GDP nga 3% bëhen 6. Nuk na kanë kërkuar as reformën e arsimit, por hiqni 2-3 hajdutë të mëdhenj që ne të bindemi që e keni seriozisht që  po luftoni krimin. Kaq na kërkuan dhe kaq nuk e bëmë” vijoj kreu i LZHK, Dashamir Shehi.