Ronaldo ndahet me Realin: Nëse kushtoj 100 milion, atje nuk më duan më

“Marca” në numrin e saj të sotëm ka publikuar një deklaratë nga Ronaldo që shton dyshimet në lidhje me ndarjen e tij nga Real Madridi.

“Nëse kushtoj 100 milionë euro, do të thotë se nuk më duan”, shkruan “Marca” në ballinën e saj ku paraqet fotografinë e Ronaldos.

Ylli portugez ka zgjuar interesimin e Juventusit dhe së shpejti pritet të mësohet e vërteta nëse do të nënshkruajë me skuadrën kampione nga Serie A.