FOTO/ Ja çfarë gjen çifti në shtëpinë e tyre

Ka disa gjëra që ju mund ti prisni teksa rimodeloni tualetin tuaj. Por të gjesh një mesazh nga pronari i mëparshëm i shtëpisë brenda murit të tualetit ndoshta nuk është një gjë që e prisni.

Kjo është pikërisht ajo që i ka ndodhur çiftit Alex dhe Jess Monney teksa po zbukuronin pak shtëpinë e tyre.

Në një postim në Twitter, Alex zbuloi se kontraktuesi i tyre kishte zbuluar dicka të pazakontë kur po shkatërronte tualetin.

Ai postoi një foto të një pjese të murit, ku në të paraqitej një mesazh.

"Përshëndetje! Ne jemi Shinseki-të. Ne e rimodeluam këtë tualet që në verën e vitit 1995. Nëse e lexoni këtë, kjo do të thotë se ju po e rimodeloni sërish. Çfarë nuk shkon me mënyrën si ne e kemi bërë?", shkruhej në mur.

Ndërkohë krahas mesazhit ishte dhe një imazh i zonjës dhe zotit Shinseki dhe një foto e lepurit të tyre.