Bie nga muri ndërsa bënte fotografi, vdes manjati kinez në Francë

Bashkëthemeluesi dhe kryetari i konglomeratit gjigant kinez HNA Group ka vdekur në Francë.

Wang Jian, 57 vjeç, ra aksidentalisht ndërsa ishte në një udhëtim në Francë, thuhet në një deklaratë e kompanisë.

Ai ra nga një mur në fshatin Bonnieux të martën pasi po bënte fotografi.

Wang ndihmoi që HNA të kthehej në një nga kompanitë më të mëdha në botë, me asete në aviacion, turizmëm dhe financa.

Ai ka aksione të mëdha në Deutsche Bank, hotelet Hilton dhe rrokaqiejt në Londër si edhe ka punësuar më shumë se 400,000 njerëz në mbarë botën.

HNA është aktualisht në procesin e shitjes së disa prej aseteve të saj ndërkombëtare në një përpjekje për të reduktuar borxhin e brendshëm të krijuar gjatë një zgjerimi të shpejtë në vitet e fundit.

Kompania tha se kishte humbur një "udhëheqës dhe model të jashtëzakonshëm të talentuar, vizioni dhe vlerat e të cilit do të vazhdojnë të jenë një fener për të gjithë ata që kanë pasur fat të mirë ta njohin".

Ëang u raportua të ishte mes një grupi turistësh që po vizitonin Bonnieux, në zonën Vaucluse të Provence.

Ai qëndroi në një majë të mprehtë dhe u kërkoi familjes ti bënte një fotografi kur ra nga 15 metra lartësi.

Policia thotë se nga dëshmitë flitet për një aksident të mundshëm dhe nuk ka dyshime për vrasje.