Ministri Kameros: Shqiptarët s’pranojnë të jenë qytetarë të shtetit sllav

Ministri i mbrojtjes Panos Kamenos ka deklaruar se Pakti për emrin do të has në pengesa edhe në Shkup. Ndërkaq më parë ai kishte kërcënuar me bllokimin e ratifikimit të Marrëveshjes në parlamentin grek .

 Sipas mediave greke Kamenos është shprehur se shqiptarët nuk do të lejojnë të cilësohen si qytetarë të një shteti pastër sllav.

Që kjo marrëveshje të vijë deri në ratifikim në Parlament duhet të bëhen shumë hapa. Së pari zgjedhje në Shkup, sepse duhet të ndërrohet presidenti, të zgjidhet president i ri, pastaj referendum, pas referendumit të ketë shumicë në kuvend, e cila do t’i votojë ndryshimet kushtetuese, të bëhen ndryshime kushtetuese. Kjo sipas meje do të zgjasë më shumë se dy vite. Unë nuk besoj se shqiptarët do të pranojnë të jenë qytetarë të një shteti të pastër sllav.

Gjithashtu ministri Kamenos ka thënë se për ratifikim e Marrëveshjes në Shkup nevojiten të paktën 2 vjet, ndërsa për ratifikimin e Marrëveshjes në parlamentin grek duhet të sigurohen 180 vota, referendum apo zgjedhje.