Vazhdon ‘fushata’ e korrjes së kanabisit, Policia identifikon parcela të mbjella në Krujë e Kurbin

Kanabis vazhdon të kultivohet në vendin tonë. “konfirmimi” më i mirë vjen nga Policia, e cila çdo ditë na bën të ditur se identifikon dhe asgjëson parcela të mbjella me bimën narkotike.

Raste më të fundit vijnë nga Kruja dhe Kurbini.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 03. 07. 2018, u  arrestua në flagrancë  shtetasi A. S.,  vjeç 27, banues në fshatin Arameras, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Aramares, në një ambient pronë e tij i janë gjetur dhe asgjësuar 65 bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sativa. Si edhe gjatë kontrollit të territorit në “Malin e Brretit”, Njësia Administrative Cudhi, u gjetën e asgjësuan 250 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 03. 07. 2018, nga kontrollet e zhvilluara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, në zonë të pyllëzuar në fshatrat Gallatë dhe Malbardhë janë konstatuar 85 dhe 64 bimë të dyshuara narkotike të cilat janë asgjësuar. Në vijim, procedohen penalisht 2 kryetarët e fshatrave Malbardhë dhe Gallatë, R. H., dhe Gj. B., 62 dhe 46 vjeç, për nenin 301 të Kodit Penal si dhe shpallet në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit Y. B., për nenin 284 të Kodit Penal. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin.