A do të ketë tërmete të tjera? Ja çfarë thotë eksperti i njohur

Tërmeti i regjistruar sot me epiqendër në Durrës, shkaktoi frikë dhe panik te qytetarët.

Sizmologu Rrapo Ormeni është shprehur mbrëmjen e sotme tërmeti u ndje deri në Vlorë, ndërsa deri tani janë regjistruar 140 goditje.

Ai theksoi se nuk ka rrezik për tërmete të tjera me magnitudë të lartë, pasi goditja kryesore kaloi.

‘Tërmeti ishte deri në 6 ballë, është ndierë deri në Vlorë. Tërmeti ka pasur si karakteristikë goditjet, ku deri tani janë regjistruar deri në 140 goditje’, tha Ormeni për ReportTv.

Goditjet ishin të ndjeshme, nga 4.2 ballë deri në 3 ballë, që lidhen me goditjen kryesore, pasi energjia nuk është çliruar e gjitha. Energjia do vazhdojë të çlirohet derisa të arrihet stabiliteti i plotë, por goditjet vijnë duke u zvogëluar.

Tërmete të tilla zgjatin disa ditë?

Jo, karakteristikë tërmetet kanë tipologjinë e tyre. Kur ndodh një goditje kryesore, goditjet e tjera vijnë duke u zvogëluar dhe shuar, s’do të kemi më goditje kryesore.

Paraditen e sotme një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter me epiqendër në Hamallaj lëkundi vendin tonë.

Tërmeti me epiqendër në Durrës është regjistruar në orën 11:01, ndërsa u shoqërua edhe një disa lëkundje të tjera më pas duke shkaktuar frikë dhe panik te qytetarët, pasi është ndjerë në disa qytete. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë, Elbasan, Krujë dhe Fier.