Falas? Në spital mungojnë medikamentet e kancerit, mjeku: ankohuni edhe ne na bwni nder

Një ditë më parë mediat ngritën shqetësimin e mungesës së përsëritur të herceptinës në QSUT. Por “Stop” tregon se në pavionin onkologjik mungon edhe aciklavili venoz.

Mjeku i thotë gazetares së emisionit “Stop” se medikamenti në fjalë është kërkuar disa herë, por nuk gjendet. Nga ana tjetër, me kamera të fshehtë provohet se aciklavili venoz gjendet në farmacitë private e mund të porositet e të blihet me para në dorë.

QytetarjaSi kalon? Kam ardhur të pyes për një medikament, Aciklavil venoz..ka ardhur?

Punonjësja– Tek mjeku juaj do të interesoheni!

QytetarjaPër këtë erdhi gjë…aciklavili venoz?

Mjeku– Nuk ka gjë. Kena bo kërkesë dhe për një fëmijë tjetër…mund të interesoheni tek Drejtoria, por nuk ka. Për ne, interesohuni, ankohuni, ne s’na prish kurrëfarë lloj pune. Ne nder na bëni! S’ka ma mirë! Është edhe një fëmijë poshtë, është bërë kërkesë edhe për atë dhe asnjë gjë s’është bërë!

Qytetarja– E kam problem, se kam frikë se më rishfaqet, se e ndjek me kimio.

MjekuPse unë s’e di? Unë e di, e di…

QytetarjaMë prishin terezinë e rrezeve.

MjekuPo e di moj, e di.

QytetarjaEee…

MjekuA më kupton? Çdo ditë kontaktojmë, dhe s’ka. Se shikojmë në sistem, a ka farmacia e spitalit…

Shkak për këto mungesa në medikamente është dështimi i tenderit të barnave dhe derisa kjo situatë të zgjidhet, barka e shpëtimit për këta pacientë janë farmacitë.

Qytetarja– Si je? A keni Aciklavil venoz?

Farmacisti 1–  Venoz? Do ta gjejmë…sa të duhet?

QytetarjaSa kushton?

Farmacisti 1–  800 lekë një flakon.

Qytetarja– Aciklavil venoz?

Farmacistja 2– Sa të duhen?

QytetarjaA keni?

Farmacistja 2Po, kemi.

QytetarjaDhe sa kushton?

Farmacistja 2Ëëë, mos gaboj 23 flakoni.

Qytetarja23?

Farmacistja 2– Një flakon.

QytetarjaMijë lekë ?

Farmacistja 2Po,23 mijë lekë.

Farmacisti 3- Si kalove?

QytetarjaSi je?

Farmacisti 3Mirë.

Qytetarja-Keni Aciklavil venoz?

Farmacisti 3Kam…e di, që kam.

QytetarjaPër 5 doza interesohem.

Farmacisti 3I bie gati 11 mijë lekë ampula.

Qytetarja-5 copë?

Farmacisti 355 mijë lekë.

Ndërsa pjesa tjetër e pacientëve sytë nga tenderi… /TVKlan