Shehi: Nëse nuk reagoni, Rama me bandën e tij do t'u marrë shtepinë e ta bëjë kullë

Ligji për teatrin është një trup dhe si i tillë nuk do të votohet nga opozita. Kreu i LZHK, Dashamir Shehi dhe aleati i Partisë Demokratike tha se ditën e nesërme ky ligj do të denoncohet brenda në parlament dhe do të protestohet jashtë parlamentit.

Në një intervsite televizive ne Ora neës ai dha disa detaje mbi reagimin opozitar gjatë ditës së neserme. Ai deklaroi se “ nuk do ta votojmë, kjo është e parë e punës. Por besoj se idesë së opozitës do ti bashkohen edhe mijëra qytetarë jashtë parlamentit që ti kutjojë kësaj qeverie që kjo është një avanturë, le që është një trup, një vjedhje e pastër.

Duke akuzuar ashër qeverinë dhe në mënyrë të veçantë kreun e qeverisë Shehi tha se “ nuk do të ndodhë ndonjë hata e madhe, ne do të denoncojmë një aferë korruptive brenda parlamentit dhe do të protestojmë jashtë parlamentit për ti kujtuar shqiptarëve që nëse do të vazhdojnë të durojnë këtë dhunë nuk është çudi që ky me gjithë bandën e vetë ti vijë ti marrë shtëpinë dhe ti thotë që kjo është e imja se do ta bëj kullë.