Ç’po ndodh?!/ Ronaldo-Juventus, po tërbon Perezin. Reali takim urgjent me...

Pas lajmeve të transferimit të Ronaldos drejt Juventusit, Real Madrid ka kërkuar takim urgjent me agjentin e portugezit, Jorge Mendes ku do të diskutohet largimi i tij i mundshëm.

Sipas gazetës spanjolle “MARCA”, përfaqësuesit e Ronaldos kanë marrë një thirrje telefonike ku dëshirojnë ta zgjedhin këtë punë që nesër në mëngjes, shkruan SYRI.net.

Raportet thonë se largimi i CR7 nga Madridi është shumë pranë pasi Juventusi është treguar e gatshme të ofrojë plot 100 milionë euro ndërsa luzitanit i është ofruar një pagë me vlerë 30 milionë euro në sezon.

Po ashtu sipas raporteve të mediave italiane klauzola prej 100 milionë euro vlen vetëm për disa klube, por jo për Barcelonën, Paris Saint-Germain, Bayern Munich dhe Manchester United.

Deri në këto momente nuk ka asnjë reagim zyrtar nga të dy palët, ndërsa edhe menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta përgjigjet "No comment" kur u pyet për mundësinë e transferimit të Cristiano Ronaldos.