Fat i keq për mashtruesin që shiti apartamentin me dokumente false

Policia e Vlorës, ka referuar në Prokurori materialet për një 50-vjeçar i dyshuar për shitjen e një apartamenti me dokumente false.

Viktimë e mashtrimit ka rënë një grua.

Njoftimi i Policisë së Vlorës

Më datë 03. 07. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin B. P., vjeç 60, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen “Pavarësia”, me anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, i ka shitur një apartament shtetases S. L., vjeçe 55, banuese në Vlorë. Nenet 143 e 186 të Kodit Penal.