Nuk luajti në Botëror, babai i Higuanit shpërthen me akuza ndaj trajnerit të Argjentinës

Jorge Higuain, babai i sulmuesit argjentinas Gonzalo Higuain, ka “shpërthyer me akuza të ashpra ndaj trajnerit Sampaoli.

Ai ka thënë që nuk e di se si Sampaoli e la në stolin rezervë “El Pipitan” dhe Kun Agueron ose siç i quan ndryshe ai “600 golëshin”.

“Nuk arrij ta kuptoj përse Argjentina nuk kishte një qendërsulmues në ndeshjen kundër Francës. Në stol ishin djali im dhe Aguero, dy futbollistë që së bashku kanë shënuar 600 gola në karrierë dhe asnjë prej tyre nuk u aktivizua”, deklaroi Jorge.

“Në atë pozicion përdori Enzo Perez, nuk e kuptoj si mund të jetë Perez më i mirë se qendërsulmuesi i Juventus apo Manchester City. Vetëm, Sampaoli mund të bënte një gabim të tillë”, shtoi ai.