Kapen dy 71-vjeçarë me motorë 'Honda' të vjedhur në Greqi

Policia e Fierit, ka bërë të ditur se ka konstatuar dy raste të veçanta, kur dy të moshuar, janë kapur me morra të vjedhur në Greqi. Koha e vjedhjes së tyre është shumë e largët, por kjo nuk ka penguar Policinë Vendore, që të referojë në Prokuroi, materialet ndaj tyre.

Njoftimet e Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Fier, Seksioni për Trafikun e Paligjshëm

  • Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin S. T., vjeç 71, banues në Fier, pasi dyshohet se mjeti tip “Honda” që u bllokua, rezulton i vjedhur në Greqi, më datë 17. 03. 1994. Neni 141/a i Kodit Penal.

 

  • Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin D. D., vjeç 71, banues në Tiranë, pasi dyshohet se mjeti tip “Honda” që u bllokua, rezulton i vjedhur në Greqi, më datë 07. 06. 2008. Neni 141/a i Kodit Penal.