ZYRTARE: Vjen dorëheqja e parë pas eliminimit nga Kupa e Botës

Pas eliminimit nga Kampionati Botëror, kanë nisur ndryshimet në kombëtaren meksikane.

Meksika e nisi shumë mirë Kampionatin Botëror, me dy fitore radhazi, por u eliminua në 1/8 e finaleve nga Brazili.

Meksikanët janë kthyer në atdhe dhe kanë nisur pushimet tashmë, por drejtuesit e Federatës së Futbollit do të duhet të kërkojnë për një tjetër trajner.

Kjo pasi Juan Carlos Osorio, i cili drejtoi skuadrën në Rusi, vendosi të mos rinovojë më kontratën me përfaqësuesen e Meksikës.