Qëllohet me thikë një burrë në Fier. Emri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fier.

Një burrë është qëlluar disa herë me thikë nga një person i paidentifikuar.

Petraq Gjika, 56 vjeç ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Ai ka marrë plagë të shumta nga goditjet e thikës.

Autori është larguar me shpejtësi nga vendi i krimit.