VIDEO/ Policia “i këput” shoferët te “Unaza e madhe” e Tiranës, 600 ndëshkime për shkelje

Në kuadrin e Operacioneve "Tispol” korrik 2018, kjo javë për Policinë Rrugore të Kryeqytetit, nisi me kontrollet për mënyrën e sjelljes së drejtuesve të mjeteve sipas sinjalizimit rrugor horizontal në rrugën “Teodor Keko”, një shkelje kjo e kthyer në shqetësim dhe rrezik të përhershëm për përdoruesit e rrugës.

Nga kontrollet policore të ushtruara në këtë rrugë u verifikuan dhe proceduan administrativisht:

• 56 drejtues mjetesh për mospozicionim në korsinë e duhur të lëvizjes

• 36 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve

• 3 drejtues motomjetesh të arrestuar për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt

• 55 mjete të ndaluara administrativisht për detyrime të pashlyera

• 450 masa për shkelje të tjera.