FOTO/ Tërmeti dëmton banesa në Elbasan e Cërrik

Deri ën orën 14.30, Sektori i Emergjencave Civile pranë Prefekturës Elbasan, referuar informacioneve të grumbulluara nga zyrat e emergjencave civile në shtatë bashkitë e Qarkut Elbasan, raporton se në fshatin Marinaj në Njësinë Administrative Qendër të bashkisë Librazhd është dëmtuar banesa e familjes së Shpëtim Karait.

Në qytetin e Cërrikut ka dëmtime të pallatit numër 13, ndërsa në fshatin Shinjon në Njësinë Administrative Bradashesh është dëmtuar nga lëkundjet e tërmetit të orës 11:01 të ditës së sotme banesa e shtetasit Thoma Ranxha.

Nga informacionet paraprake të gjitha objektet e dëmtuara për shkak të lëkundjeve sizmike rezultojnë tejet të amortizuara.

Ndërkaq më herët u raportua se nga tërmeti pati plasaritje edhe të fasadës së pallatit numër 8 në lagjen “Dyli Haxhire Myzyri” në qytetin e Elbasanit. Fatmirësisht përveç panikut të madh dëmeve të vogla materiale nuk ka pasur dëme në njerëz.