Reali apo Juventus? Fenomeni: Ky besoj se do të jetë klubi i Cristianos sezonin e ri

Fenomeni Fonaldo pa folur për të ardhmen e Cristiano Ronaldos që kohët e fundit po përflitet se do nënshkruajë më Juventusin.

Braziliani ka thënë se Ronaldo nuk do të kishte probleme as nëse kalon në Serie A.

“Nuk e di nëse do të shkojë ose jo në Juventus, unë besoj se do të mbetet në Real Madrid, por nuk kam biseduar me të, nuk e di”, tha ‘Fenomeni’.

“Cristiano nuk do të kishte probleme për të luajtur në Serie A. Është e sigurt se do të gjente më pak hapësira se në La Ligë ose në Premierligë. Por, jam i sigurt se do të paraqitej mirë”, theksoi Ronaldo.