Si mund t’ju shpjegojmë fëmijëve ekzistencën e Zotit!

Zoti është një karakter kompleks për tu kuptuar edhe për të rriturit. Fëmijët duhet të kenë njohuri në lidhje me Zotin në një mënyrë të thjeshtë, që të mund të kuptojnë se kush është Ai dhe çfarë prania e Tij do të thotë për ta.

Më pas, kur fëmijët të jenë të gatshëm për të bërë pyetje dhe për të mësuar më shumë, mund të përdorim edhe më shumë detaje.

Fillo t’i shpjegosh fëmijëve cfarë është dashuria. Përdor si shembull prindërit e tyre dhe lejoi ata të të tregojnë sa janë në dijeni ata për dashurinë që prindërit kanë kundrejt tyre. Pastaj coi ata tek koncepti i Zotit, si një qënie e dashur që kujdeset për ta dhe që kërkon më të mirën për ta, njëlloj si prindërit e tyre.

Shpjegoju fëmijëve se ka një ndryshim ndërmjet Zotit dhe prindërve të tyre. Kjo sepse Zoti është kudo dhe ata nuk mund ta shohin. Përshkruaje Zotin si një njeri por jo prej mishi dhe prej gjaku.

Lëri ata të besojnë se Zoti është gjithkund…. Ky mund të jetë një koncept i vështirë për tu kuptuar nga fëmijët por një analogji e dobishme është ta krahasoni Zotin me erën pasi ata nuk mund ta shohin erën por e dinë që ajo është atje, pra ekziston.

Lëri fëmijët të vizatojnë pamje të familjes së tyre dhe të Zotit në një copë letër. Nëse fëmijët pyesin se kujt i ngjan Zoti, thuaju që askush nuk e di se si është por ata mund ta vizatojnë ashtu sic mendojnë se Ai duket.

Jepu fëmijëve shembuj se si funksionon Zoti në jetën e përditshme. Për shembull, mund tu thuash atyre se Zoti është një person që krijoi kafshët dhe bimët ose mund tu thoni atyre që Zoti krijoi cdo fëmijë në mënyrën se si është dhe si duket. Lejoji fëmijët të vizatojnë më shumë imazhe të gjërave që zoti krijoi, kështu që ata mund të krijojnë një ide të ndikimit që Zoti ka pasur dhe ka në botë.

Tregoju fëmijëve që ata mund t’i luten Zotit për përkujdesje dhe ndihmë në jetën e tyre. Nëse fëmijët pyesin a ju përgjigjet Zoti gjithë atyre që luten, mund t’ju thuash se Zoti ndihmon njerëzit të zgjedhin rrugën e duhur dhe ndonjëherë që rruga e duhur nuk është domosdoshmërisht ajo për të cilën fëmijët luten. Kjo mund tu mësojë atyre që Zoti është atje për t’i ndihmuar por gjithashtu që Ai është i gjithpushtetshëm dhe i nevojitet që t’i hedhë një sy azhendës së tij të madhe.

Shtoni në të kuptuarit e fëmijëve për Zotin, duke u kujtuar atyre se Zoti sheh gjithcka të keqe apo të gabuar që ne bëjmë.

Tregoju fëmijëve histori për aftësitë e Perëndisë kështu ata mund të kuptojnë se sa i fuqishëm është Ai në të vërtetë dhe bëji të njohur atyre librin e fesë tuaj.

Përgjigjju pyetjeve të fëmijëve rreth Zotit. Ky koncept i një qenieje të plotfuqishme mund të jetë mbreslënës për ta dhe nëse ju i përgjigjeni pyetjeve të tyre ata do të bëhen më komodë me ekzistencën dhe vendin i tij në jetën e tyre.

Mësoju fëmijëve një këngë rreth Zotit që ju mendoni se është e përshtatshme për grupmoshën e tyre.