‘Samurajët’ i ‘presin kokën’ trajnerit, emri i ri për stolin është kampioni gjerman

Japonia u largua me kokën lart nga ky Kampionat Botëror, pasi nuk i rezistuan dot presionit të Belgjikës në 20 minutat e fundit të lojës.

Edhe pse nuk është e lehtë të harrosh atë skualifikim, Federata Japoneze e Futbollit ka nisur diskutimet për të gjetur trajnerin që do të pasojë Akira Nishinon, të cilit i përfundon kontrata menjëherë pas daljes nga Kupa e Botës.

Në vendin e parë është ish-tekniku i njohur i Gjermanisë dhe SHBA-së, Jurgen Klinsmann.

Ish-kampioni i botës në 1990 me “panzerat” preferohet nga drejtuesit e “samurajëve”, të cilët janë gati t’i ofrojnë 2 milion euro në vit.

Por japonezët nxitohen për shkak se në 7 shtator do të kenë ndeshjen e parë miqësore post-Botëror dhe zgjedhja e trajnerit duhet të jetë e shpejtë.

“Nuk është një vendim i thjeshtë, por nuk mund të marrim më shumë kohë. Shpresojmë të vendosim në korrik”, deklaron presidenti i FJF, Kozo Tashima.