Tavë me ravioli, kjo është mënyra më e thjeshtë për ta bërë

Për të gatuar një tavë të shijshme me ravioli nga duhen: 2 pako ravioli , 1 pako djathë Mozzarella e grirë, djathë kaçkavall të grirë, salcë domate, si dhe borzilok të freskët.

Përgatitja:

Marrim një tepsi dhe shtrojmë salcën e domates, ndërsa lart vendosim raviolit duke i hapur në mënyrë të rregullt, sa hapësira e tepsisë dhe i lyejmë sërish me salcë. E mbulojmë me djathë mozzarella. Shtojmë një tjetër shtresë me ravioli dhe i mbulojmë sërish me salcë dhe mozzarella. Nëse ena është e thellë dhe mban një tjetër shtresë, përsërisim veprimin.

Të gjithë këtë masë e mbulojmë me djathin kaçkavall. E mbulojmë tepsinë me letër alumin dhe e pjekim për 30 minuta. Më pas ia heqim letrën dhe e pjekim për 15 minuta të tjera.