FOTO/ ‘Marca’ zbulon detajin që e çon Ronaldon te Juventusi

Real Madridi është i gatshëm ta pranojë faktin se Cristiano Ronaldo mund të largohet përfundimisht nga klubi gjatë kësaj vere.

Në dy ditët e fundit media të shumta italiane dhe spanjolle raportojnë vazhdimisht se sulmuesi portugez do të transferohet te Juventusi.

Sot e përditshmja spanjolle “Marca” shkruan se Ronaldo ka dy javë që kërkon shtëpi në Torino.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” është duke menduar për ta vazhduar karrierën në Itali.

Ai ka kujtime shumë të mira nga vizitat në qytetin italian, megjithatë, veçanërisht pasi tifozët e Juventusit e duartrokiten pas paraqitjes së tij fantastike në “Juventus Stadium”, ku i shënoi dy gola, përfshirë një me roveshiatë.