FOTO/ Tërmeti në Shqipëri, tronditet edhe bregu italian

Tërmeti i rënë në Shqipëri, me magnitudë 5.1 dhe epiqendër në veri të Durrësit, ka tronditur një zonë të gjerë, që nga Mali i Zi në brigjet e Puglias në Itali, duke tundur edhe Leccen, Monopolin e Brindisin, më pak edhe Barin.

Lëkundjet, që ishin sipërfaqësore, nuk kanë shkaktuar dëme, por ndërkaq në qytetet bregdetare shqiptare dhe në Tiranë njerëzit kanë dalë në rrugë.