", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Portieri i Kroacisë shpërthen në lot gjatë intervistës, arsyeja i prek të gjithë

Portieri i Kroacisë, Danijel Subasic, u kthye në një hero në ndeshjen kundër Danimarkës duke bërë disa pritje fantastike që i dhanë kalimin në çerekfinale të Botërorit Kombëtares së tij.

Por një moment pas ndeshjes tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, teksa nderoi një mik të që e kishte humbur para 10 vitesh.

Shoku i Subasic, Hrvoje Custic, kishte ndërruar jetë tragjikisht në vitin 2008 kur ishte 24 vjeç, pas një goditje në kokë gjatë një ndeshje.

Gjatë një interviste, Danijel Subasic nuk i mbajti dot emocionet dhe shpërtheu në lot kur u pyet për mikun e tij, dhe të gjithë paraqitjen e mirë të Kroacisë ai ja ka kushtuar mikut të tij të ndjerë.