Doni të dini sa fluks ka në doganat e Kosovës? Njoftimi çdo 1 orë në rrjetet sociale

"Kufiri në Vermicë: pritja është 3 deri 5 minuta për të hyrë në Kosovë dhe 3 deri 5 minuta për të dalë. Mirësevini dhe rrugë të mbarë!"

Kjo është risia që ka sjellë në celularë, MInistria e Punëve të Brendshme të Kosovës. Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit ka vënë në funksion të plotë dhe në kohë reale aplikacionin “Pritjet ne Kufi” në Facebook dhe Twitter, ku qytetarët mund të informohen për pritjet në kufi.

Publikimi i fluksit do të bëhet çdo një orë në të dy rrjetet sociale.  Ky është një projekt i Ministrisë së Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Open Data Kosovo dhe Girls Coding Kosova.

Qytetarët që janë të interesuar për t’u informuar përmes rrjeteve sociale t’u referohen linqeve më poshtë:    https://www.facebook.com/MPBQKMK;
https://twitter.com/mpbqkmk