Mbyllet faza 1/8. Këto janë çiftet çerekfinaliste, ja datat dhe oraret e super ndeshjeve

Sot është mbyllur faza e 1/8 në Kupën e Botës.

Mes shumë surprizash dhe mungesa të përfaqësueseve të mëdha janë përcaktuar 4 çiftet çerekfinaliste.

Botërori do të bëjë dy ditë pushim dhe do të ristartojë ditën e premte me dy ndeshje.

 Uruguai – Francë që do të luhet në orën 16:00 dhe në mbrëmje dritat e prozhektorëve ndizen në superndeshjen Belgjikë-Brazil.

Ndërsa ditën e shtunë do të luhen edhe dy ndeshjet e tjera çerekfinaliste Suedi-Angli dhe Rusi-Kroaci.