Këngëtarja Flaka Krelani flet për jetën private: Jetoj ende me…

Flaka Krelani është një ndër artistet me zërin më potent. Këto kohë këngëtarja shqiptare nuk ka qenë shumë aktive në muzikë, megjithatë duket se këtë verë do të rikthehet fuqishëm.

Ajo ka qenë e ftuar në emisionin ‘KafeIn’ dhe ka treguar se shumë shpejt do të vijë me 3 projekte të reja, madje njëri do të publikohet këto ditë.

Si zakonisht, Flaka ka vendosur sërish të vijë me një këngë ritmike dhe tematikë të veçantë, e cila do të titullohet “Ndryshe”.

Përpos këtyre nuk munguan pyetjet për jetën private, për të cilën Flaka gjithmonë është treguar shumë e rezervuar.

Kur u pyet nga moderatori, Flavio Qarri se me kë jeton aktualisht, Flaka u përgjigj: “Jetoj ende me prindërit”.

Kjo do të thotë se Flaka nuk ka arritur akoma të gjejë shpirtin e saj binjak, sepse duket se ende është më së shumti e fokusuar tek karriera e saj./revistawho/